Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit pas një kontrolle në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 5 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i policisë;
MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE
Fsh.Topliqan, Lipjan 21.10.2026-14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 5 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.


