Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

PUBLIKUAR

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF- Prishtinë, qytetarët mund ta marrin këtë shërbim në QMF-të më të afërta, ku funksionojnë njësitë e vaksinimit.

Për t’u vaksinuar, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal, për regjistrimin e të dhënave në sistem.

Vaksinimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të bëhet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në qendrat e mjekësisë familjare nga ora 07:00 deri në 13:30.

Njësia e vaksinimit në QKMF Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...