Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 15:40, kur i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka therur me thikë viktimën.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË. Pejë 18.10.2026-15:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari  pas intervistimit  dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...