Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti. Aktualisht njoftohet se nuk ka vendim për dorëheqje.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra për Informim e PDK ka bëeë me dije se në këtë fazë janë të përqendruar rreth temave që lidhen me Specialen:
“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më” theksojnë në PDK.
“Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit. Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet më tej në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK.


