Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të shtunën (më 7 nëntor 2026).
Në njoftim thuhet se ky proces zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Gjithashtu, në njoftim është bashkëngjitur edhe lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet t’i nënshtrohen këtij testi, e që janë 453: https://media.prokuroria-rks.org/…/16494e1a-a751-4359…
“Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet me fillim nga ora 12:00 deri në orën 12:30 kur edhe do të mbyllen dyert e sallës, ndërsa kandidatët që paraqiten pas ores 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë ne provim”, thuhet në njoftim.


