Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit, keqpërdorimit të kartelave bankare apo të kreditit dhe lëshimit të çeqeve pa mbulesë në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa SIM-kartela, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/


