Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:10, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy familjareve të tij.
Si pasojë e rastit, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./IndeksOnline/


