Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë është një grua, shtetase e huaj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 23:00.
Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë tre persona ende të paidentifikuar, të cilët, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori kompetent, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Deri tani nuk është raportuar për persona të arrestuar lidhur me këtë rast.


