​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

PUBLIKUAR

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë.

Gjatë viteve të shkollimit u përfshi në veprimtari ilegale dhe më 1992 u largua në mërgim. Në vjeshtën e vitit 1996 u kthye në Kosovë, ndërsa gjatë viteve 1997–1998 mori pjesë në organizimin dhe zgjerimin e radhëve të UÇK-së.

Në fillim të gushtit 1998, Rexha u caktua komandant i brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë muajve në vijim mori pjesë në disa luftime në këtë zonë.

Më 8 tetor 1998, Abedin Rexha u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Letën. Emri i tij është përkujtuar në shkrime, këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban emrin e tij.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke...

Vdiq një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

Një grua ka vdekur pas dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i...