Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përsëriti se nuk do të takohet me askënd para se të votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë.
I pyetur për përmbajtjen e takimit të fundit që pati ai me kryeministrin Albin Kurti, Hamza tha se çështja e Presidentit vetëm se ka koinciduar me atë të Ligjit për Specialen, por tha se në takim ka folur kryesisht për çështjen e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
“Qëndrimi jonë vazhdimisht ka qenë dhe është konsistent. Nuk i kemi bërë këto tema një lloj të marrëveshjes politike, rasti i Presidentit është koinçidencë. Kosova ka mundur ta ketë Presidentin dhe ne do të mund të kishim dalë me kërkesën për Ligjin. Ne po kërkojmë Ligjin që të aprovohet në të dyja leximet. Dhe normalisht është mirë me pasë marrëveshje mes partive politike që vendi me pasë President dhe të mos shkohet në zgjedhje. Kemi biseduar për këto tema, për përkrahjen shtetërore në këtë proces, financimin e mjaftueshëm, normalisht është e ndarë, por edhe tema e Presidentit që këto ditë është aktuale dhe këto orë është aktuale”.
Hamza tha se nëse nuk kalon sot ligji deri në mesnatë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore që i kanë në dispozicion.
“Përgjigjja jonë është e qartë; nuk kemi pse të takohemi me askënd para se Ligji të kalojë në lexim të dytë”./Express/


