Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.

Megjithatë, protestuesit nuk janë larguar nga sheshi pas votimit të parë. Ata po kërkojnë që projektligji të miratohet edhe në lexim të dytë.

Aktualisht, qytetarët kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e Kuvendit dhe të Qeverisë, duke mos lejuar kalimin e deputetëve.

Në një moment, protestuesit nuk e lanë të kalonte as kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. “Kryetar, hyn brenda”, i tha njëri prej tyre, ndërsa Hamza u kthye mbrapa.

Për shkak të bllokimit, deputetët po e kanë të pamundur të dalin nga objekti i Kuvendit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...