Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë për kontroll kanë përzgjedhur një automjet “Shkoda Superb” me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Sipas Doganës, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura.

Pas konvertimit në euro, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13.353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë, apo kundërvlerën në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë Doganës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...