Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë përballen me Finlandën në stadiumin “Olympic” të Helsinkit, në ndeshjen e tretë të Grupit C1. Takimi nis në ora 15:00.

Shqipëria vjen në këtë përballje me moral të lartë, pasi ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para. Fillimisht mposhti Bjellorusinë, ndërsa më pas triumfoi 3-0 në transfertë ndaj San Marinos, duke grumbulluar 6 pikë dhe duke kryesuar grupin.

Në anën tjetër, Finlanda ka katër pikë dhe ndodhet menjëherë pas kuqezinjve në renditje, çka e bën duelin e sotëm edhe më të rëndësishëm për kreun e grupit.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Ligës B.

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...