“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

PUBLIKUAR

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur në skenë për të mbajtur fjalim në marshin e organizuar në Prishtinë, pa qenë pjesë e agjendës së organizatorëve.

Në një intervistë për KosovaLive, Haradinaj deklaroi se fjalën nuk ia kishin dhënë organizatorët dhe se ishte dashur të ngjitej me forcë në skenë për t’iu drejtuar të pranishmëve.

“Unë nuk kam hyrë spontanisht, por kam hyrë bashkë me dhunë. Fjala më është cenuar që nga dita e parë e protestave dhe deri tash asnjëherë nuk më është dhënë. Atë ditë fjalën e kam marrë me dhunë, me zor kam hipur në skenë, përkundër organizatorëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai pretendoi se nuk i jepet fjala në protesta nga frika e konkurrencës.

“Unë kam treguar që ditën e parë se as nuk kam qenë organizator, por jam përkrahës i popullit tim, aty ku unë shoh që politika po do ta orientojë gabimisht”, deklaroi ai.

Haradinaj tha se ata që, sipas tij, tentuan t’ia ndalonin fjalimin, tashmë e kanë marrë një mësim për të ardhmen.

“Ata që deshën të ma ndalin fjalimin dhe që kurrë nuk më thanë ta marr fjalën, tashmë e kanë marrë një leksion që në të ardhmen të mos mundohen të nxjerrin lidership të ri”, u shpreh Haradinaj.

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...