Një grua ka humbur jetën teksa po trajtohej jashtë vendit, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur para një jave në Shtërpcë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur mes dy veturave private, ku tre persona kishin pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre, pas trajtimit mjekësor, ishin liruar, ndërsa një grua ishte dërguar për trajtim jashtë vendit.
Më 1 tetor, familjarët kanë njoftuar se gruaja, e cila po trajtohej jashtë vendit, ka humbur jetën.
“Për rastin është njoftuar prokurori”, thotë PK.


