Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

PUBLIKUAR

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjell në jetë binjakët e saj, një vajzë dhe një djalë, shkruan Indeksonline.

“I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm.

Ky udhëtim ka qenë ndër më të vështirët, më të dhimbshmit, por njëkohësisht edhe më të bukurit e jetës sime. Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie… por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi.

Të bëhesh nënë është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Por t’i sjellësh në jetë dy bebe, duke e përballuar këtë rrugëtim vetëm, më mësoi diçka që nuk do ta harroj kurrë:

Një grua është më e fortë nga sa mendon.
Ajo mund të rrëzohet, të qajë, të ketë frikë… dhe përsëri të çohet, të vazhdojë dhe të krijojë jetë.

Sot, kur i shikoj dy bebat e mia, e kuptoj se çdo dhimbje, çdo lot dhe çdo moment i vështirë kishte një kuptim.

Unë nuk isha vetëm duke sjellë në jetë dy fëmijë.
Po lindja edhe një version të ri të vetes.

Sepse gruaja mund t’i bëjë të gjitha.
Ajo krijon jetë, ajo dashuron pa kufij, ajo përballon të pamundurën.

Gruaja është forcë. Gruaja është dashuri. Gruaja është jetë. Gruaja është një perëndeshë.

Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla.
Nena do t’ju dojë përtej çdo fjale, përtej çdo kufiri, përjetë”, ka shkruar Xhuli./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...