Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi, transmeton IndeksOnline.
Ajo që bie në sy është uniforma që ai ka veshur, e njëjta me të cilën gjatë luftës kishte qëndruar në fronte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi i është bashkuar protestës duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, si dhe mbrojtjen e imazhit dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Prania e tij me uniformën e luftës ka tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve në protestë./IndeksOnline/


