Aktakuzë për krime lufte në Kaçanik, ish-pjesëtari i policisë serbe dyshohet për torturimin e 13 civilëve

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.D., i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, veprat dyshohet se janë kryer më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Sipas prokurorisë, A.D., në atë kohë zyrtar policor në Stacionin Policor në Kaçanik, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka kryer veprime ndaj popullsisë civile shqiptare, përfshirë torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të civilëve.

Sipas aktakuzës, forcat serbe fillimisht e kishin rrethuar fshatin Ivajë dhe më pas banorët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre, sipas Prokurorisë, më pas dyshohet se janë djegur dhe shkatërruar.

Në këtë proces, burrat ishin ndarë nga gratë dhe ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik. 78 prej tyre ishin liruar, ndërsa 13 të tjerë ishin ndaluar për t’u marrë në pyetje.

“13 të ndaluarit ishin rrahur dhe torturuar nga A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”.

Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

SHIKO MË SHUMË

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK...

PDK-ja lëshon mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka lëshuar mbledhjet e komisioneve parlamentare,...

Kurti kërkon marrëveshje të re për presidentin: Le të ulemi bashkë, zgjedhjet janë të panevojshme e me pasoja të rënda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të...