Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe masës së arrestit shtëpiak ndaj një tjetri, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është bërë ndaj të dyshuarit me inicialet S.O., ndërsa ndaj të dyshuarit E.O. është kërkuar caktimi i masës së arrestit shtëpiak.
Të dyshuarit, sipas Prokurorisë, dyshohet se gjatë vitit 2026, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, në bashkëkryerje kanë kultivuar bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.
Për masat e kërkuara ndaj të dyshuarve do të vendosë gjykata kompetente. /Telegrafi/


