Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë në tribunë Feta Fetain dhe Sabah Kerjotën.
Në tribunë do të jetë edhe Fetai, kapiteni i Shqipërisë U-21, i cili u grumbullua pas dëmtimit të Qazim Laçit.
Nga lojtarët që munguan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, vetëm Luis Hasa është rikthyer në listën e të gatshmëve. Ndërkohë, Aliji, Fetai dhe Kerjota do ta ndjekin sfidën nga tribuna./Indeksonline/


