Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar, transmeton IndeksOnline.
Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si edhe miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.
Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të kuvendit nga radhët e PDK-së./IndeksOnline/


