“I mbijetova horrorit”/ Para selisë së OKB-së, shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

PUBLIKUAR

Derisa liderë botërorë u mblodhën në selinë e OKB-së për të diskutuar çështje globale, dhjetëra shqiptarë u tubuan përpara kësaj selie në Nju-Jork, për të protestuar.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës preku rëndë mbarë popullin, teksa protestuesit shprehen pakënaqësinë mbi padrejtësinë e këtij gjykimi, duke brohoritur “UÇK” dhe duke mbajtur pankarta të shumta në duar, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e të pranishmëve pati edhe refugjatë të shumtë, që derën e perëndimit e panë si zgjidhje pasi u dëbuan me dhunë nga forcat serbe.

Pankarta më e madhe ishte ajo që kërkonte lirinë e çlirimtarëve, teksa protestuesit shpërfaqen edhe të vërtetën tronditëse të historisë sonë, me numrin e të masakruarve nga gjenocidi serb.

“14 Maj 1999, masakra e Qyshkut. Isha 7 vjeç dhe i mbijetova horrorit. Liria jonë nuk është krim. Liri për çlirimtarët e UÇK-së” shkruhej në pankartën e një djali.

Protesta u mbikëqyr nga forcat e rendit, sakaq nuk raportohet të ketë pasur ndonjë incident.

Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, njëjtë sikurse Jakup Krasniqi, teksa Kadri Veseli mroi 18 vjet burg, e Rexhep Selimi 13 vjet sosh./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...