Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patentëshoferë gjatë javës së kaluar, nga 14 deri më 20 shtator 2026.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, prej tyre:
- 9 aksidente me lëndime trupore, ku janë lënduar 13 persona.
- 21 aksidente me dëme materiale.
Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa ka apeluar te shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrin kujdestar 192.


