Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales

PUBLIKUAR

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë që sa më shumë vonohet Parlamenti për t’u mbledhur dhe për t’ia marrë mandatin Gjykatës Speciale, aq më shumë e dëshmojnë që nuk e përfaqësojnë popullin”.

Ai tha se e kanë për obligim qytetar që të mblidhen dhe ta bëjnë një gjë të tillë.

“Është obligim qytetar i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, i kryeministrit, i kryetarit”, tha Haradinaj, raporton Klankosova.tv.

E di që e kanë një justifikim se janë gjykatë kushtetuese jo s’ka bazë ligjore, por parlamenti i Kosovës e ka votu këtë institucion monstrum, Parlamenti i Kosovës duhet me ia marrë mandatin”.

“Unë mendoj që sonte në këto momente kur jemi këtu ish dashtë me kanë parlamenti t’u e thanë fjalën e vet edhe sa ma shumë që vonohen e dëshmojnë që nuk e përfaqësojnë popullin”.

“Marre për ata që s’janë mbledhë hala. Qe qeky o populli. Gjithë ditën e ka dëshmu”, duke iu referuar protestuesve.

SHIKO MË SHUMË

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë...

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim...

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të...