Aktgjykimi i Speciales, Kroacia: Nuk e ndryshon faktin që populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se vendimi nuk është përfundimtar dhe se procedura gjyqësore ende nuk ka përfunduar.

Në reagimin zyrtar, thuhet se e merr në dijeni aktgjykimin, por ka nënvizuar se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin përfundimtar të procesit.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, shkruan në reagim transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratë, Kroacia ka veçuar edhe kontekstin historik të luftës në Kosovë, duke theksuar se aktgjykimi nuk e ndryshon atë, përfshirë faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Kjo aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet më tej në reagim.

Ministria kroate ka theksuar se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë apo për të vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës.

“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Speciales, OVL UÇK mblidhet nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se nesër do të mbajë...

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell...

Prokurorja e Specializuar reagon pas vendimit, thotë se i mirëpret dënimet

Prokurorja e Specializuar Kimberly West ka mirëpritur aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim...