Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, deklaroi kryeministri.

“Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Aktgjykimi i  sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK kishte kryer një sulm të gjërë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama: Verdikti i padrejtë, beteja nuk përfundon këtu

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar...

Dhomat e Specializuara publikojnë aktgjykimin e plotë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Ambasada e Kosovës në Hagë u bën thirrje qytetarëve: Ruajeni qetësinë, shmangini provokimet dhe respektojeni ligjin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot...