Veseli i qeshur në nisje të seancës kur do të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, është parë në disponim të mirë, me të nisur seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta dëgjojnë shpalljen e aktgjykimit nga kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Charles Smith.

Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.

Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara.

SHIKO MË SHUMË

OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të rëndë që...

Lladrovci: Drejtësia sot u bë padrejtësi, UÇK është vetë liria, liria nuk gjykohet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të...

Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

Ushtruesja e detyrës së presidents, Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për vendimin e sotëm...