Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në pamje të parë, krijon përshtypjen se ajo po përgatitet të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Videoja është realizuar gjatë një dasme, në një ambient me ndriçim dhe skenografi që ngjajnë me klipet prezantuese që zakonisht përdoren për banorët e reality show-t.
Duke përfituar nga atmosfera, Festa e shoqëroi videon me mbishkrimin:
“Klipi jem prezantues për Big Brother”.
Postimi ishte menduar si një shaka, por duket se për disa ndjekës funksionoi më mirë sesa pritej.
Në komente, disa prej tyre pranuan se për një moment kishin menduar se bëhej fjalë për një prezantim të vërtetë të Festës si banore e ardhshme e formatit.
Të tjerë vazhduan humorin, duke e imagjinuar atë si pjesë të shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Megjithatë, postimi mbetet vetëm një moment argëtues nga ana e Festës dhe nuk ka ndonjë konfirmim se ajo do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. /GazetaExpress/


