MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përmbushjen e obligimeve ligjore për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e pushtetit lokal.

Konkretisht, kërkesa përfshin:

🔹 Emërimin e nënkryetarëve për komunitete;
🔹 Emërimin e zëvendëskryesuesve të Kuvendeve Komunale për komunitete.

Këto nuk janë çështje të vullnetit institucional, por obligime të përcaktuara me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Është e rëndësishme të theksohet se ka komuna si Gjakova, Lipjani, Ferizaj dhe të tjera, të cilat edhe pse nuk kanë pasur obligim të drejtpërdrejtë ligjor për një përfaqësim të tillë, e kanë përmbushur atë përmes vullnetit politik dhe institucional, duke dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të komuniteteve, thuhet në komunikatë

Në anën tjetër, është e papranueshme që komunat të cilat e kanë obligim ligjor të mos i kenë përmbushur këto detyrime.

Si MAPL, do të vazhdojmë të kërkojmë nga të gjitha komunat respektimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale, duke garantuar përfaqësim, gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...