Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

PUBLIKUAR

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në mesazhin e tij, ai ka kujtuar rolin dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet e luftës për liri.

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.

Thirrja e Vedat Bajramit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë për Marshin për Liri.

Marshi organizohet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Marshojmë për liri.

VIDEO:

 

 

SHIKO MË SHUMË

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...