Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

PUBLIKUAR

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është gjetur Hamëz Ismali, 80-vjeçari nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga 17 gushti.

Ai është gjetur në Tiranë dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

Shoqata ka bërë të ditur se shpreson në përmirësimin e gjendjes së tij dhe rikthimin sa më të shpejtë pranë familjes. Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan në gjetjen e tij. /Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij.

Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Misioni ynë – të shpëtojmë jetë.

SHIKO MË SHUMË

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...