Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të miturit, duke shënuar fillimin e një etape të re në procesin e tyre edukativ dhe rehabilitues.

Procesi mësimor këtë vit ka nisur në ambiente të rinovuara dhe të përgatitura nga vetë të miturit, përmes punës praktike dhe aftësimit profesional, thonë nga kjo Qendër.

Sipas QEKL-së, përgatitja e ambienteve është realizuar nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për koordinimin e procesit mësimor, Bekim Miftari, dhe me mbështetjen e stafit të Qendrës.

 

 

Fillimin e vitit të ri shkollor e ka uruar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës, Fitim Bërbatovci, i cili u ka dëshiruar të miturve dhe stafit mësimdhënës një vit të suksesshëm dhe sa më shumë arritje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...