Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë dënim meritor sipas ligjit.


