Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën.
Viktima është bërë e ditur se është ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, është dërguar në emergjencë në QKUK, mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e policisë.


