Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.

Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë. Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”, thuhet nga MASh.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...