Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

Sipas policisë, rasti është evidentuar, më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hapur profile të rreme në emër të një gruaje kosovare.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...