Raportoi veturën si të vjedhur, policia heton rastin nën dyshimin për mashtrim

PUBLIKUAR

Një rast i pazakontë është raportuar në Leposaviq, ku një person kishte deklaruar se i ishte vjedhur vetura, ndërsa disa ditë më vonë kishte kuptuar se kush dyshohej se ia kishte marrë atë, por nuk e kishte njoftuar policinë.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 12 korrik 2026, ndërsa më 1 shtator, rreth orës 20:00, në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar, shtetas kosovar.

“Leposaviq 01.09.2026, 20:00. Me datën 12.07.2026 i dyshuari mashkull kosovar, kishte raportuar se i është vjedhur vetura. Ai disa ditë më vonë e kishte kuptuar kush ia kishte marrë veturën, por nuk e kishte lajmëruar policinë. Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se veturën e kishte blerë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...