Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin-Potok se një person ishte sjellë në këtë qendër me lëndime te rënda trupore.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se personi, (punëtor i një kompanie private), ishte lënduar derisa ishte duke kryer punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin-Potok.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, stafi mjekësor emergjent e ka dërguar personin për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri, ku rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori  i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull 29-vjeçar (1996), është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

​Kica- Xhelili: Nëse pajtohet Grupi ynë parlamentar, vota ime do të jetë “për” Sejdiun

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, është për kandidimin e Bekim...