37 zyrtarë të rinj nisin punën në gjyqësorin e Kosovës

PUBLIKUAR

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e emërimit për tridhjetë e shtatë (37) zyrtarë të rinj në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Struktura e të emëruarve përfshin: 13 zyrtarë ligjor, 6 zyrtarë për përkthime, 1 zyrtar për shpenzime, 1 zyrtar për të hyra gjyqësore, 2 zyrtarë të logjistikës, 5 zyrtarë për teknologji informative, 1 zyrtar për statistika, 1 zyrtar i personelit, 2 zyrtarë për transport, 3 asistent për shërbime të sigurisë dhe 2 asistent teknik të kontrollit të objektit.

Këshilli mbetet i përkushtuar për përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore dhe krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke siguruar që proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit të zhvillohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë, transparencës, objektivitetit dhe meritokracisë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...