Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar ne pike kalimin kufitar te Kulles.

Gjatë kontrollit të një automjeti të selektuar për ekzaminim në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në valutë të huaj dhe euro. Pas konvertimit të shumës së gjetur sipas kursit zyrtar, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka rezultuar mbi 54 mijë euro.

“Në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet e organit kompetent, është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, në vlerë prej mbi 13,500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është proceduar sipas procedurave. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se, gjatë kalimit të kufirit, janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare në përputhje me legjislacionin në fuqi.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke siguruar njëkohësisht zbatimin e drejtë dhe të barabartë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...