Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, në Zubin Potok, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
Në njoftim shtohet edhe se, kjo vizitë zhvillohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të personave të zhdukur.
Postimi:
NJOFTIM I PËRBASHKËT
NGA POLICIA E KOSOVËS, KOMISIONI QEVERITAR PËR PERSONA TË ZHDUKUR DHE INSTITUTI PËR MJEKËSI LIGJORE
Prishtinë, 27 gusht 2026
Me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, Komuna e Zubin Potokut.
Kjo vizitë zhvillohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të personave të zhdukur, të cilat për më shumë se dy dekada vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.
Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
Të dhënat për vizitën:
Datë: 28 gusht 2026
Ora: 12:00
Lokacioni i varrit masiv në Kalludër – Zubin Potok,


