Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e pastrimit

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë të Lipjanit rreth çështjes së pastrimit, ka thënë se, duhet të merren vesh edhe me edhe kryetarët e Podujevës, Obiliqit e Fushë Kosovës.

Lladrovci, tha se janë dakord me Përparim Ramën, që secila komunë të ketë kompaninë e pastrimit.

‘’Ne jem dakord 100% çka kemi bisedu sot. Edhe e thatë ju që kanë deklaru kryetari i Obiliqit dhe ai i Fushë Kosovës, ne nuk i komentojmë deklaratat e tyre, por ata me qef ose pa qef kanë me u ulë me neve sepse ne duhet të merremi vesh për kompaninë. Kurrkush nuk mundet me marrë përgjegjësinë për një kompani që e themeluar nga të gjitha këto komuna, për të marrë veç vetë borxhet apo edhe të mirat e saj. Ne jemi në gjendje shumë të rëndë në komunat tona me mbeturinat. Ne do të merremi vesh edhe me zotin Bulliqi, por edhe me dy kryetarët e komunave, sepse është përgjegjësi e të gjithë neve”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...