Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera gjatë punimeve në një rrugë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes janë hasur fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Njësitë përkatëse kanë “bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta, pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...