Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

PUBLIKUAR

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë dhe më të përshtatshëm të qëndrimit në institucionet edukative. Sipas Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, orari do të zgjatet nga dy në katër orë në ditë.

Drejtoria e Arsimit thotë se zgjatja e orarit synon t’u krijojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete të ndryshme edukative dhe shoqërim me bashkëmoshatarët.

Ky ndryshim, sipas drejtorisë, synon të lehtësojë edhe përditshmërinë e prindërve, duke krijuar një orar më të menaxhueshëm dhe duke u mundësuar familjeve që më lehtë të harmonizojnë angazhimet në punë me kujdesin ndaj fëmijëve.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit.

Sipas këtij institucioni, zgjatja e orarit është pjesë e politikave që synojnë përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe mbështetjen e familjeve në kryeqytet.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...