QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

PUBLIKUAR

Egzon Bytyqi i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që ai ka plagosur edhe veten.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka thënë se gjendja e tij është e njëjtë.

“Lidhur me rastin e raportuar më 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pacienti vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

“Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka shtuar Qyqalla.

SHIKO MË SHUMË

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...