Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

PUBLIKUAR

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi gjatë një kontrolli në një automjet në Vërmicë janë gjetur 29 mijë e 200 euro.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, rasti ndodhi kur njësiti policor gjatë patrullimit pranë liqenit ka hasur një automjet të drejtuar nga një person.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur zarfin me para, transmeton Klankosova.tv.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

 

Foto/ Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta...

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë...