Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

PUBLIKUAR

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Kështu, gjatë ditës priten kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike, me mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë më të pranishme rreth relievit malor.

Parashikimi i IHMK-së tregon se temperaturat do të mbeten relativisht të larta edhe në ditët në vijim, me të premten që pritet të sjellë temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...