PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në takimin që ka ftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për liderët partiakë ose përfaqësuesit e tyre.

Ismaili tha se ajo do të duhej t’i drejtohej me letër kryesuesit të seancës, bashkëpartiakut të saj, Avni Dehari, për ta thirrur seancën konstituive.

“Kjo është edhe një tentativë e manipulimit të Kurtit me shtyrjen e afateve kundrejt afateve të Gjykatës Kushtetuese. Albulena Haxhiu më mirë kishte me qenë me i shkru letër Avni Deharit që ta thërrasë Kuvendin sepse çdo pushtet , çdo funksion në Kosovë bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi është i suspenduar. Si mund të ushtrosh mandate edhe të dërgosh letra dhe nuk ia dërgon letrën Avni Deharit. Ajo si deputete është dashur që letrën e parë t’ia dërgojë Avni Deharit. Prandaj, ky është manipulim i radhës dhe PDK nuk do jetë në atë takim. Ne do të jemi në Kuvend, këtu me aksione të ndryshme për ta mbrojtur Kushtetutën. Po ju themi ejani në Kuvend, mos ikni”, tha Ismaili./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...