Mbi 2,500 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë, 24 persona të arrestuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme nga aktivitetet policore gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shqiptuar 2 mijë e 561 tiketa trafiku.

Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 96 aksidente trafiku.
Prej tyre, 29 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 67 me dëme materiale. Nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Gjatë 24 orëve, Policia ka arrestuar 24 persona, ndërsa 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Sipas statistikave, nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor dhe asnjë person në vuajtje të dënimit.

SHIKO MË SHUMË

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...