Prishtinë, 14 gusht 2026 – Një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje, më datë 11.08.2026 në Prishtinë, është arrestuar.
Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, E.H., mashkull, 25 vjeç, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


